
Kim Kardashian photoshop-oi dhe postoi një foto në Instagram dhe njerëzit menjëherë e vunë re! Ylli 42-vjeçar publikoi një foto në të cilat kishte veshur rrobat e banjës së markës së saj, Skims dhe ndjekësit komentuan se në fakt, asaj i mungonte gishti i mesit dhe se pjesa e kofshëve ishte e edituar.
View this post on Instagram
Direkt vërshuan komentet dhe “Ku është gishti i mesit?”, pyeti dikush.
Një tjetër pyeti se pse pjesa e kofshëve dukej e pikseluar.
Një tjetër komentues tha që kaq shumë editim është absurd. “Thjesht posto një foto normale. Askujt s’i intereson. Je në të 40-tat”.
Kim njihet për “fiksimin” e saj për të pasur fotot perfekte, por sa herë ka dështuar në photoshop, njerëzit s’e kanë kursyer aspak. Klani Kard-Jenner është vënë shpesh në shënjestër të komenteve mbi Photoshop-in dhe mënyrën se si ndikojnë te vajzat dhe gratë, pasi krijojnë një imazh të rremë për trupin në rrjetet sociale, por ato s'është se kanë në plan të ndalojnë së edituari fotot.
Artikuj të sugjeruar:
- Këto foto të Khloe Kardashian kishin aq shumë photoshop, sa ajo u detyrua t’i fshinte!
- Pas publikimit të fotos origjinale, Naomi Campbell kritikohet keq për photoshop!
- Dora e stërgjatë e Kendall Jenner: Modelja sqaron (tërthorazi) pretendimet për dështim në photoshop
- Editim i çuditshëm me photoshop? Njerëzit u fiksuan te ky detaj në foton e re të Kendall Jenner
- Kim Kardashian nuk mëson nga gabimet: Akuzohet *prapë* për photoshop
- Khloe Kardashian ka përdorur photoshop te fotot e të bijës dhe të gjithëve u duket *e çuditshme*