Siç e keni vënë re, Anabel vdes për teknologjinë dhe shpeshherë, kthejmë sytë nga ChatGPT dhe i bëjmë ndonjë pyetje (më shumë për ta marrë vesh se si shprehet dhe a është i rrezikuar profesioni ynë si gazetarë, hehe). Këtë herë, e pyetëm se ç’duhet të bëjmë që ta përmirësojmë vendin tonë dhe ChatGPT na tha:
“Për ta bërë Shqipërinë një vend dhe shtet më të mirë duhet një përpjekje kolektive nga individë, komunitete dhe insititucione qeveritare. Këto janë disa nga mënyrat se si Shqipëria mund të përmirësohet, drejt një të ardhmeje më të mirë:
Investoni në arsim
Arsimi është çelësi i zhvillimit personal dhe kombëtar. Shqipëria mund të përmirësohet nëse ofron një arsim cilësor për qytetarët e saj, si dhe përmirëson infrastrukturën shkollore dhe rrit aksesin në arsimin e lartë.
Rritja ekonomike
Shqipëria duhet të punojë për të krijuar një mjedis të favorshëm biznesi, që inkurajon investimet vendase dhe të huaja. Kjo mund të bëhet përmes zvogëlimit të burokracive, uljes së taksave dhe përmirësimit të infrastrukturës (po, prapë infrastruktura).
Transparenca
Shqipëria mund të përmirësohet, falë transparencës dhe llogaridhënies në instituacionet qeveritare. Kjo mund të bëhet përmes zbatimit të masave efektive kundër korrupsionit, një gjykate të pavarur dhe sigurisë që zyrtarët publikë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Mbroni mjedisin
Shqipëria duhet të punojë me mbrojtjen e burimeve të saj natyrore dhe mjedisore, duke zbatuar politika që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm, zvogëlimin e ndotjes dhe mbetjeve, si dhe promovimin e politikave miqësore me mjedisin.
Përfshirja sociale
"Promovimi i diversitetit, reduktimi i diskriminimit dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, na tha inteligjenca artificiale.
Por, për të qenë korrekte, na tha edhe: “Këto janë vetëm disa mënyra se si Shqipëria mund të zhvillohet dhe të bëhet një vend më i mirë, por kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm nga individët, komunitetet dhe institucionet qeveritare për të arritur këto qëllime”, duke përsëritur pak a shumë atë që tha në fillim (dhe ne gazetarët e Anabel, nuk do ta bënim me thënë të drejtën).
*Merr frymë lirisht dhe mendon: "Uh, akoma s'më ka zëvendësuar teknologjia"*.
Artikuj të sugjeruar:
- I kërkuam ChatGPT ca këshilla seksi dhe përgjigjja ishte pak e sikletshme!
- Cilat vende duhet të vizitoni në Shqipëri, sipas ChatGPT
- Pse ChatGPT ka potencial të madh për të përmirësuar parandalimin e kancerit
- Italia ndalon përdorimin e ChatGPT, pas pretendimit se cenon privatësinë e përdoruesve
- OpenAI thotë se 80% e punëve mund të ndikohen nga ChatGPT: Këto janë më të prekurat
- ChatGPT dhe roli i shqiptares Mira Murati në krijimin e inovacionit më të përfolur