Celebrity

Pra, thuhet se Kylie dhe Thomothée Chalamet po dalin, por s’është asgjë serioze

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2023

Pra, thuhet se Kylie dhe Thomothée Chalamet po dalin, por
CraSH/imageSPACE/Shutterstock; Ph Sonia Tozzi/SGP/Shutterstock

 
Thashethemet sa vijnë e shtohen për marrëdhënien e Kylie Jenner me aktorin Timothée Chalamet dhe rishtazi, një burim ka thënë për ET se në fakt, ata të dy po dalin bashkë, por deri më tani, nuk është asgjë serioze.
 
“Nuk është serioze, por Kylie po argëtohet duke dalë me Timothée dhe do ta shohë se ku do të shkojnë gjërat. Ka qenë qejf për të, sepse ndihet ndryshe nga ç’është ndjerë në marrëdhëniet e tjera në të shkuarën. Është diçka e re dhe emocionuese për Kylie”, tha burimi.
 
Gjithashtu, shtoi se edhe pse Kylie dhe Timothée ishin të dy në Coachella, sërish nuk u panë bashkë, pasi nuk janë gati që të dalin në publik. “Kylie vendosi që të mos i bëjë gjërat publike gjatë fundjavës në Coachella. Ajo thjesht do të jetë rehat dhe të bëjë qejf me miqtë”.

ET nuk dha të tjera detaje mbi mënyrën se si ylli i “The Kardashians” dhe aktori u takuan, por ne mendojme se përmes Kendall, e cila është shoqe me Timothée. Mbi të gjitha, sipas zërave, “Timothée është një gentleman dhe e trajton Kylie-n me respekt. Është shumë sharmant, e bën për të qeshur dhe nuk është si djemtë me të cilët ajo ka dalë më parë. Edhe pse nuk duket si tipi i saj, sërish kanë shumë kimi”.

Ja pra, një tjetër rast ku të kundërtat tërhiqen.

Artikuj të sugjeruar: