
TikTok-u ka gjithnjë fiksime të reja dhe mbrëmë, në #fyp e të gjithëve (me shumë gjasa, edhe në tëndin, mos bëj sikur nuk ke llogari në TikTok) gëluan ca video, në të cilat Kanye këndonte këngë si: “Summertime Sadness”; “Just The Two Of Us”; “Viva la Vida”; “Hey there Delilah” e shumë të tjera.
Trendi nisi dhe mori përmasa të mëdha, gjithsesi, duhet të saktësojmë se në fakt, s’është Kanye ai që i këndon, por inteligjenca artificiale, e cila imiton zërin e artistit. Sigurisht, tiktoker-s shprehën të gjithë kreativitetin e tyre dhe madje, e “detyruan” Kanye-n të këndojë edhe këngët e Taylor Swift.
@ai_kanye Kanye and Taylor link up for a beautiful duet of Love Story #kanyewest #kanyewestai #aimusic #kanye #aicover #aimusicvideo #drake #yeezy #yeezyboost #kanyewestedits #808 #runaway #heartbreak #duet #remix #808sandheartbreak #kanyewestedits #lovestory #fearless #taylorswift #taylorswifttok #kanyetok #swifties #harmony #fyp #foryou ? original sound - Kanye AI
Ne thjesht shpresojmë që këto të mos i shohë North West, se me siguri do ta bëjë një video në TikTok me sound-et në fjalë.
Nejse, ikëm të dëgjojmë “I Knew You Were Trouble” Kanye Version.
Artikuj të sugjeruar: