
Siç është mëse normale për të gjithë njerëzit, edhe pesha e Bebe Rexhës dhe shumë grave të tjera, me kalimin e viteve, ndryshon. Por, për fat të keq, duket se persona të ndryshëm (veçanërisht në rrjetet sociale), nuk e dinë se pesha dhe kilogramët nuk përcaktojnë as vlerat dhe as bukurinë e dikujt.
Bebe Rexha sot bëri një reagim në Twitter, duke marrë shkas nga search bar i TikTok, në të cilin shkruhet “Pesha e Bebe Rexhës”. Ajo tha se nuk është e mërzitur sepse është e vërtetë që ka marrë disa kilogramë, por fakti që njerëzit e kërkojnë dhe algoritmi e shfaq, e mërzit. Ajo gjithashtu falenderoi personat që e duan pavarësisht gjithçkaje.
Seeing that search bar is so upsetting. I’m not mad cause it’s true. I did gain weight. But it just sucks. Thank you to all the people who love me no matter what. pic.twitter.com/EGkGybhcRY
— Bebe Rexha (@BebeRexha) April 16, 2023
Qartazi, është shumë e padrejtë që shoqëria ende pret që gratë të përqendrohen te një peshë e vendosur nga një standard i caktuar. Trupat ndryshojnë, kanë forma dhe gjatësi të ndryshme, ndaj nuk mund të jenë njësoj. Por, është edhe mëse e drejtë që gratë po reagojnë nga komentet e shumta dhe pa takt që i bëhen trupit të tyre. Bebe, publikoi edhe një tjetër postim dhe tha se po punon me trupin e saj, por i pëlqen shumë të hajë.
I’ve always struggled with my weight. A bitch likes to eat.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) April 16, 2023
Disa ditë më parë, Ariana Grande u detyrua të bënte një sqarim për komentet që thoshin se këngëtarja është nënpeshë, duke theksuar se shëndeti ka pamje dhe forma të ndryshme. Por, ne e dimë (dhe në shumë raste jemi hasur) që ka shumë komente të tilla vërdallë, të cilat bëhen çdo ditë, me apo pa qëllim dhe besojmë se duhet që këtyre opinioneve t’u vihet fre. Nuk duhet që të lexojmë postimet e Bebe Rexhës, apo të dëgjojmë videon e Ariana Grande-s që të kuptojmë se nuk duhet të flasim për peshën dhe trupin e të tjerëve, qofshin ata mbi apo nënpeshë.
Gjithashtu, nëse përballesh me komente të tilla çdo ditë, mund të kthesh këto përgjigje:
1. Po, e di, kam pasqyrë
Nëse unë shëndoshem/dobësohem e di më mirë se të gjithë. Fundja është trupi im, pasqyrë kam, e shoh gjithçka, edhe më mirë se ti.
2. Më hahet një trileçe
Kjo ndodh kur ti po më flet.
3. Buzëqesh dhe shikoje drejt e në sy
Ky është një trik psikologjik që e bën personin përballë të heshtë dhe të mendojë se ka diçka që nuk shkon me të.
4. Më duket se edhe ti
Po po, nëse ata tregohen të pasjellshëm, kthejua me të njëjtën monedhë.
5. Po të ha gjë vaktet?
Nëse je shëndoshur, është trupi dhe përgjegjësia jote dhe personi përballë duhet ta marrë vesh njëherë e mirë.
6. Je mirë? Se më duket sikur po i fut hundët te jeta ime
Kështu do ta kuptojnë që po e teprojnë.
7. Ëhë, edhe?
Çfarë ka anormale?