Social Buzz

Çfarë është WaterTok dhe pse amerikanët nuk mund të pinë ujë të rregullt si ne të tjerët?

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2023

Çfarë është WaterTok dhe pse amerikanët nuk mund
Photo Credits: TikTok

Nëse jetoni në TikTok, gjë që, me siguri, e bëni patjetër, mund të keni parë njerëz që flasin për WaterTok.

Hashtagu me të njëjtin emër tashmë ka gati 95 milionë shikime në aplikacion.

Videot na kanë bërë ne të tjerët, që pijmë ujë të zakonshëm, normal, të dukemi si “pakica”.

Në thelb WaterTok është për njerëzit që gjejnë çfarëdo mënyre që munden për të mos e pirë ujin ashtu siç është.

Në këtë trend, “influencers” dhe “content creators” krijojnë receta argëtuese për ujë me shijë – për të inkurajuar veten dhe njerëzit e tjerë të pijnë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë të hidratuar.

Ato sugjerjnë kombinime me shurupe të ndryshme, pluhur me shije dhe aroma të caktuara etj.

Ja disa prej videove që qarkullojnë: WaterTok1, WaterTok2, WaterTok3, WaterTok4, WaterTok5.

Ne, sidoqoftë, kemi vetëm diçka për të thënë: Ju lutem pini ujë të rregullt sepse jo më kot quhet eliksiri i jetës dhe asnjë ëmbëlsues apo përbërës i shtuar s’do e bëjë më të mirë se sa është!

Burimi: The Tab