Sex

Një gjinekologe u përgjigjet 3 pyetjeve më të shpeshta që merr nga pacientët për IST-të!

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2023

Një gjinekologe u përgjigjet 3 pyetjeve më të shpeshta
Photo Source: Google Images

Diskutimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) dhe testimi për to, shpesh shoqërohet me një turp të panevojshëm.

Ky turp madje mund t’ju ndalojë edhe ta kërkoni testin, duke ju vënë në rrezik për zhvillimin e komplikimeve të mëtejshme mjekësore.

Më poshtë, Christie Cobb, gjinekologe dhe eksperte e shëndetit seksuale, zbërthen gjithçka që duhet të dini për testimin e IST-ve, duke u përgjigjur 3 pyetjeve më të shpeshta që ajo merr rreth tyre.

#1 – A duhet të testohem për IST?

Ndër pyetjet më të zakonshme në lidhje me IST-të që Dr. Cobb merr nga pacientët është nëse ata vërtet duhet të testohen.

Përgjigja është “kushdo që ka pasur kontakt intim, qoftë nëpërmjet kontaktit oral, vaginal apo anal – duhet të testohet”.

Nëse keni bërë diçka me trupin tuaj, me dikë tjetër dhe trupin e tyre që mund të llogaritet si aktivitet seksual, duhet të testoheni.

Megjithatë, nëse nuk jeni duke bërë seks, nuk keni nevojë të bëni teste për IST.

#2 - Sa shpesh duhet të testohem?

Një tjetër pyetje e zakonshme është se kur saktësisht duhet të testoheni. Nëse kohët e fundit keni bërë seks të pambrojtur ose dyshoni se mund të jeni ekspozuar ndaj një IST, do t’ju duhet të prisni rreth tre javë për t'u testuar, duke pasur parasysh se disa viruse dhe baktere mund të mos jenë të dukshme në një test që në fillim.

Nëse të gjitha testet më pas janë negative, ju mund ta konsideroni veten plotësisht negativ." (Kjo vlen për IST-të më të zakonshme, si klamidia, gonorrea, hepatiti, HIV dhe sifilizi.)

Në skenarët ku nuk keni arsye të dyshoni për një ekspozim të kohëve të fundit, mund të ndiqni rekomandimet e CDC për testimin e IST-ve.

Për shembull, CDC rekomandon që të gjithë njerëzit e moshës 13 deri në 64 vjeç të testohen të paktën një herë për HIV dhe që të gjithë personat seksualisht aktivë me vaginë mbi moshën 25 vjeç të testohen për gonorre dhe klamidia çdo vit nëse kanë "partnere të reja ose të shumëfishta seksuale", ose “kanë një partner me IST”.

Megjithatë, në përgjithësi, Dr. Cobb thotë se një rregull i mirë është që të testoheni përpara se të keni një partner të ri dhe midis partnerëve.

 #3 - Për cilat IST më duhet të testohem?

Shumica e testeve të IST-ve mbulojnë një sërë infeksionesh të zakonshme që kërkojnë mostra të gjakut dhe urinës. Testet për HIV-in, hepatitin dhe sifilizin zakonisht kryhen me anë të një kampioni gjaku, ndërsa gonorreja dhe klamidia vlerësohen me një test të urinës (ose mostrën nga një pap test, te gratë).

Në varësi të historisë suaj mjekësore më pas, mund të testoheni ose jo edhe për IST të tjera. Këto udhëzime shtesë do t’i merrni nga mjeku juaj.

Për shkak se historia juaj individuale mjekësore ose seksuale mund t'ju rrezikojë edhe për IST të tjera, ia vlen t'i kërkoni ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor edhe këtu për udhëzime shtesë.

Burimi: Well & Good