Celebrity

Ylli i K-Pop ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2023

Ylli i K-Pop ndërron jetë në moshën 25-vjeçare

Ylli i K-popit, Moonbin, një anëtar i grupit Astro, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, njoftoi të enjten labeli i tij muzikor, Fantagio.

Mediat lokale, duke cituar policinë, raportuan se Moonbin ishte gjetur pa shenja jete të mërkurën në mbrëmje në banesën e tij në Seul.

Deri tani, nuk ka asnjë informacion për shkakun e vdekjes. Deklarata zyrtare kërkon që të gjithë "të përmbahen nga raportet spekulative dhe dashakeqe”.

Moon Bin – i cili njihej artistikisht si Moonbin – ishte anëtar i grupit Astro.

Disa yje të tjerë të rinj të K-pop-it kanë vdekur vitet e fundit. Koreja e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botë, e cila, sipas shifrave të fundit të qeverisë, është ndër shkaqet kryesore të vdekjes për njerëzit nën 40 vjeç.