Celebrity

Në videon e fundit, Camila Cabello dhe Shawn Mendes s’na duken aspak si *single*

Shkruar nga Anabel

21 Prill 2023

Në videon e fundit, Camila Cabello dhe Shawn Mendes s’na duken aspak
GETTY IMAGES


Burimet thanë se Camila Cebello dhe Shawn Mendes, pavarësisht se u puthën në Coachella, sërish vijojnë të jenë single, por me videon e fundit që qarkullon në TikTok, ku këngëtarët dhe (ish)partnerët kapen prej dore dhe ecin si nëpër filma, s’na duken shumë single.

@bazaaraustralia

Australian journalist @jessicarendall6 who is holidaying in LA, spotted exes Camila Cabello and Shawn Mendes seeming "very snug and in love" during a night out in Venice on Wednesday.

? original sound - Harper’s BAZAAR Australia

Në video shihen dy këngëtarët, të veshur thjeshtë dhe komodë, teksa ecin në “Venice Beach” dhe duken sikur s’janë ndarë kurrë. Ata janë fotografuar edhe më parë në bulevardin “Santa Monica” në Los Angeles, sërish të kapur për dore, vetëm disa ditë pas puthjes së famshme në Coachella, e cila emocionoi internetin.

Camila dhe Shawn kanë qenë bashkë për dy vite dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 2021-shin, pasi sipas këngëtares, po përpiqeshin të gjenin vetveten. Mesa duket, e paskërkan gjetur dhe tanimë, janë kthyer te njëri-tjetri. Eh, dashuria…

Artikuj të sugjeruar: