
Po, po, Scarlett dhe Ryan kanë qenë të martuar dhe ndonëse prej vitesh janë ndarë, sërish, aktorja ka fjalët më të mira për kolegun dhe ish-bashkëshortin e saj. E ftuar në podkastin “Goop” nga Gwyneth Patrow, Scarlett, e qeshur, u shpreh se: “Të gjithë e duam një Ryan Reynolds në shtëpi. Ai është një djalë i mirë”, referuar yllit të “Deadpool”.
Scarlett dhe Reynolds kanë qenë të martuar për 3 vite, nga 2008-2011 dhe pas divorcit me Ryan, Scarlett u martua me Romain Dauriac (2014 – 2017) me të cilin ka edhe një vajzë, të quajtur Rose. Në 2020-ën, Scarlett u martua me Colin Jost dhe mirëpritën djalin e tyre, Cosmo në gusht të vitit 2021.
Në podkastin “Goop”, Scarlett foli për martesat e saj, leksionet që kishte marrë prej tyre dhe sigurisht, ndikimin pozitiv që sollën në jetën e saj. “Ndoshta kurrë nuk do të isha gati për një lidhje si ajo që kam me Colin në periudha të ndryshme të jetës, sepse s’isha rehat me vendosjen e kufijve të mi. Nuk e dija se çfarë doja vetëdhe as se çfarë doja nga dikush tjetër”. Ajo shtoi se ka ca gjëra thelbësore që të duhen nga parnteri.
Sa i përket Ryan Reynolds, ai është lumturisht i martuar me Blake Lively dhe janë prindër të 4 vajzave. Ata janë të martuar që prej vitit 2012 dhe janë një prej çifteve më të pëlqyer në Hollywood.
Artikuj të sugjeruar: