Shëndeti

‘E para e këtij lloji në botë’: Anglia do të shpërndajë vape falas tek 1 milion duhanpirës!

Shkruar nga Anabel

21 Prill 2023

‘E para e këtij lloji në botë’: Anglia do të

Rreth 1 milionë duhanpirësve do t’ju jepet shansi të heqin dorë nga cigaret dhe për këtë, do të kujdeset politika e radhës që Anglia ka vendosur të ndjekë. Së fundmi, qeveria britanike ka bërë me dije se tek 1 milionë qytetarë do të shpërndahen VAPE (cigare elektronike) falas me qëllim minimizimin e dëmeve që vijnë nga duhani tradicional.

Qeveria angleze synon që deri në 2030-ën, niveli i duhanpirjes në Angli të reduktohet me 5%. Tëpaktën 1 në 5 duhanpirës atje do të pajisen me VAPE falas.

Ndërkohë, grave shtatzënë do t’ju ofrohet një shumë prej 400 paundësh në mënyrë që të heqin dorë nga konsumi i duhanit, duke qenë se sipas të dhënave zyrtare, në Angli 9% e grave shtatzënë pinë cigare edhe gjatë pritjes së ëmbël.

Nikotina që VAPE ka në përbërje është shumë më pak e dëmshme sesa duhani dhe konsiderohet si një nga zgjedhjet më efektive për të gjithë ata që duan të lënë duhanin.

Gjatë një fjalimi të mbajtur ditën e martë, ministri i Shëndetësisë Neil O’Brien e përshkroi politikën e vaping (të quajtur ndryshe si shkëmbim për ndalim)- si të parën e këtij lloji në botë.

Duke e njohur mirë psikologjinë e njerëzve dhe vështirësinë e shkëputjes nga një ves i tillë si duhani, përdorimii vape-it në vend të tij do t’i ndihmonte njerëzit të hiqnin dorë pa “i detyruar”  të heqin dorë.

Të tilla masa janë pritur mirë nga autoritetet britanike, por ndonëse vape-t falas rrisin shanset për të hequr dorë nga duhani, nuk është masë e mjaftueshme për të arritur qëllimin e synuar.