
Elon Musk ka kërcënuar se do të ngrejë një padi kundrejt gjigantit Microsoft, pasi e akuzoi për përdorimin pa leje të të dhënave në Twitter.
They trained illegally using Twitter data. Lawsuit time.
— Elon Musk (@elonmusk) April 19, 2023
“Ata u trajnjuan në mënyrë të paligjshme duke përdorur të dhënat e Twitter-it. Koha për padi”, tha Elon në një postim në Twitter, referuar aplikacionit të Microsoft, që trajnon programet e inteligjencës artificiale. Gjithashtu, Musk tha se do ta heqë Twitter nga platforma e reklamave të korporatave.
Më parë, vetë Microsoft njoftoi se platforma e tyre e reklamave nuk do ta mbështesë Twitter dhe se blerësit e reklamave nuk do të kenë më akses në llogaritë e tyre në Twitter, ndërsa bëri me dije se platformat e tjera (Facebook, Instagram dhe LinkedIn mbeten të pandryshuara).
Që pasi mori nën kontroll Twitter, Elon Musk ka nisur një “betejë” me gjigantët e teknologjisë. Disa muaj më parë, ai akuzoi edhe Apple me pretendimin se Apple kishte thënë se do të hiqte Twitter nga App Store dhe se nuk lejonte reklamat në platformë, por s’kishte dhënë një arsye për këto “sanksione”.
Musk akuzoi Apple se urrente fjalën e lirë, por qartazi, e ka harruar konfliktin e vjetër për të nisur një të ri.
Artikuj të sugjeruar:
- Me memen e kriptomonedhave?! Pse Elon Musk ndryshoi logon e Twitter-it
- Në 1 ditë, Elon Musk humbet sërish vendin si 'më i pasuri në botë': Kush po e rrëzon nga froni?
- Elon Musk ka një koment për performancën ‘satanike’ të Sam Smith!
- Elon Musk thyen një rekord Guinness, por jo për diçka pozitive
- Elon Musk do të largohet nga Twitter, sapo të gjejë dikë
- Elon Musk pyet nëse duhet të largohet si CEO i Twitter: Votat e njerëzve vendosin & ja rezultati
- Fol po deshe! Elon Musk heq nga Twitter-i gazetarët që raportuan për të
- Elon Musk kthen zyrat e Twitter-it në hotel dhe e dini pse? Për të shfrytëzuar punonjësit!