
TikTok-u i Nick Jonas mesa duket po shndërrohet pak nga pak në një "fan page" për bashkëshorten e tij, Priyanka-n.
Në disa video, si kjo dhe kjo tjetra, Nick s'bën gjë tjetër veçse filmon gruan e tij nga larg, fiks siç do bënte një fans.
Komentet e njerëzve e bëjnë edhe më të këndshme gjithë idenë.
"Në këtë pikë, ky profil është kthyer në fanpage-n e Priyanka-s", "Kjo llogari është fan page për Priyanka Chopra", shkruajnë njerëzit.
Dikush thotë:
"Nëse i dashuri im s'më publikon kështu në rrjete sociale, nuk e dua."
Një tjetër shton:
"Sinqerisht, kjo është sjellja prej fansi që pres nga i dashuri im!"
Edhe ne u bashkohemi komenteve. Nëse ai s'është fansi juaj më i madh, a është i dashuri juaj?!