Luizi dhe Efi janë zyrtarisht dy finalistët e parë të “BBVA”!
Luizi dhe Efi u votuan nga publiku si dy banorët që meritojnë finalen. I pari shkoi Luizi, pas një televotimi kokë më kokë me Deamishelin, ndërsa Efi u përzgjodh pas një televotimi mes Kiarës, Bledit dhe Qetsorit.
Por, fakti që Efi shkoi në finale do të thotë se Bledi dhe Kiara lënë shtëpinë e “BBVA”, pasi vetëm një prej banorëve që rihynë në shtëpi do të mund të shkonte në finale.
Kështu, Efi dhe Luizi vijojnë rrugëtimin dhe garën për të fituar çmimin e madh.