Marredhenie

Këto sjellje në familje shpesh konsiderohen normale, por janë tokstike

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2023

Këto sjellje në familje shpesh konsiderohen normale, por janë

Familja është e çmuar dhe e pazëvendësueshme, por ndonjëherë edhe toksike. Me kalimin e viteve dhe mëshimit të mendësisë se familja është një institucion i palëkundur, këto sjellje toksike janë normalizuar, por kjo nuk e zhbën faktin se këto sjellje ndikojnë në pjesëtarët e saj.

Mendimi se nuk duhet që të kundërshtosh prindërit

Nëse ti ke një mendim ndryshe apo nuk bie dakord, është mëse normale që të kundërshtosh prindërit. Ata duan më të mirën për ty, por jo domosdoshmërisht e dinë cila është me e mira për ty.

Duhet të tolerosh ata që të bëjnë keq sepse janë “gjaku yt”

Lëndimi emocional apo fizik mbetet një traumë afatgjatë, ndaj ndoshta familjari duhet të mendojë që nuk duhet të të bëjë keq pikërisht për të njëjtën arsye, sepse është “gjaku yt”.

Prindërit presin që fëmijët t’u binden sepse “kështu thonë ata”

Ky nuk është argument. 

Shkelja e kufijve të të tjerëve

Kufijtë, qofshin privatësia, dëshira për të përjetuar një lidhje romantike pa vëzhgimin e prindërve, apo edhe respektimi i fëmijëve, shpeshherë shkelen me justifikimin e “kontrollit”.

Sjellja sikur gjithçka shkon më së miri

Ka shumë raste kur prindërit dhunojnë fëmijët, i gjykojnë, krahasojnë, shkaktojnë trauma dhe sillen sikur gjithçka shkon për mrekulli. Kjo i bën fëmijët të ndrydhin ndjesitë e tyre për një kohë të gjatë dhe më pas, të përballen me probleme të kontrollimit të inatit.

- Artikull i përditësuar*