Celebrity

Pete Davidson, për një arsye të kuptueshme, nuk do të bëjë shaka me Kim Kardashian

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2023

Pete Davidson, për një arsye të kuptueshme, nuk do të
Dimitrios Kambouris//Getty Images

Pete Davidson do të rikthehet në “Saturday Night Live” dhe kjo do të thotë se do të sjellë shumë shaka dhe mini skeçe. Pete njihet dhe për shakatë e tij referuar ish-eve, ama mos prisni që të ketë ndonjë batutë për Kim-in.

Sipas “Page Six”, Pete nuk do të bëjë shaka me ish-in e tij dhe kur vjen puna te Kim, ai tregohet mjaft gentleman. Kjo, sepse ata u ndanë në gusht të 2022-shit dhe ata thjesht vijuan jetën. Gjithashtu, edhe sepse “Pete po respekton faktin që skuadra e Kim e mbron shumë imazhnin e saj”, sidomos pas të gjitha skandaleve të Kanye West.

Por, një tjetër burim tha se nuk e përjashton edhe mundësinë që Kim mund të paraqitet papritur në “SNL” dhe të thyejë rrjetin. Nuk dihet se ç’do të ndodhë, por po ju rikujtojmë se Kim dhe Pete u njohën pikërisht në “SNL” në tetor të 2021-shit, kur edhe u puthën për një skeç, ku Pete ishte Aladdin dhe Kim – Jasmine.

Artikuj të sugjeruar: