Disa njerëz janë të fiksuar me parfumet dhe kërkojnë për aroma unike që nuk prodhohen në masë dhe në koleksionin e tyre të parfumeve me gjasë kanë vetëm fragrancat niche. Ka edhe njerëz të tjerë, për të cilët nuk ka rëndësi brandi i parfumit; mjafton të ketë aromë të mirë. Nëse bëni pjesë te këta të fundit, ne kemi përzgjedhur për ju disa parfume nga Zara.
Avantazhet dhe disavantazhet?
Parfumet e Zara-s janë me çmime relativisht të përballueshme, kanë shumëllojshmëri aromash dhe ngjasojnë me parfumet që janë trend së fundmi.
Nga ana tjetër, parfumet e Zara-s në përgjithësi kanë cilësi më të ulët se markat e një niveli tjetër; aromat nuk qëndrojnë po aq gjatë në lëkurë; fragrancat janë gjerësisht të disponueshme, që do të thotë se aroma nuk është unike si në rastin e një parfumi tjetër.
Disa aroma që na pëlqyen:
Wonder Rose: aromë e freskët, me nota lulesh dhe pak vanilje.
Red Temptation: ngjason pak me Baccarat Rouge 540 të Francis Kurkdjian.
Nuit: nota agrumesh, pjeshkës dhe drurit. Perfekte nëse doni një aromë misterioze.
Red Vanilla: aroma e vaniljes nuk bëhet e mërzitshme, sepse notat e lules së irisit e bëjnë më të ngrohtë dhe sensuale.
White: perfekte për pranverën sepse ka nota të freskëta dhe florale.
Nude Bouquet: nota të qershisë dhe vaniljes; një aromë “e lumtur”.
Orchid: ka nota frutash dhe druri; mund ta përdorni edhe ditën edhe në mbrëmje.
Fields at Nightfall: nota të drurit, jaseminit dhe drurit të sandalit. Pra, një përzierje e aromave të tokës dhe luleve.
Lightly Bloom: ka nota të zambakut të ujit dhe myshkut, vjen si aromë e sofistikuar; mund ta përdorni në përditshmëri në punë.
Reflecting Celebrations: aromë disi misterioze, ka fruta dhe portokall, përcjell një ndjesi të freskët.
Femme: jua këshillojmë për muajt e vjeshtës dhe dimrit; ka myshk dhe vanilje.