Muzika

E fshiu 20 vjet më parë për shkak të skenave: Madonna publikon videoklipin dhe njerëzit u shokuan

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2023

E fshiu 20 vjet më parë për shkak të skenave: Madonna

Madonna publikoi videoklipin origjinal të "American Life", të cilin e hoqi 20 vjet më parë për shkak të përmbajtjes së tij të tmerrshme.

Videoja fillon pa skena të çuditshme, krej normale, ku shfaqen modele që ecin në pasarel më kostume ushtarake.

Më pas, atyre iu bashkohen viktimat e luftës, të cilat nisin t'i dhunojnë. Pasarela mbushet me gjak. Trupat e gjakosur tërhiqen zvarrë nëpër skenë pa gjymtyrët e tyre. Të pranishmit qeshin dhe argëtohen me dhunën dhe trupat e gjymtuar.

E fshiu 20 vjet më parë për shkak të skenave: Madonna

Më pas, fotografitë e viktimave të vërteta të luftës shfaqen në ekran përpara se Madonna të dalë nga prapaskena me një tank dhe në fund vret turmën me granatë.

E fshiu 20 vjet më parë për shkak të skenave: Madonna

Videoja kishte për qëllim të ishte një referencë mbi pushtimin e Irakut nga SHBA asokohe.

“Për shkak të gjendjes së paqëndrueshme të botës dhe nga ndjeshmëria dhe respekti ndaj forcave të armatosura, të cilat unë i mbështes dhe lutem për to, nuk dua të rrezikoj të ofendoj këdo që mund të keqinterpretojë kuptimin e kësaj videoje,” tha Madonna asokohe.

Nëpër komente, njerëzit janë të shokuar nga gjenialiteti i Madonna-s, nga fakti që videoklipi është realizuar 20 vjet më parë dhe mbetet sërish aktual; nga guximi i saj për të përdorur artin për të provokuar tema delikate.

“Kaq aktuale. Çdo brez ka nevojë për një artist të jashtëzakonshëm që të bezdis, të provokon dhe përdor artin për të na bërë të dyshojmë. Pak e bëjnë këtë me kaq guxim dhe talent si Madonna,” shkruan dikush në YouTube.

“Video absolutisht legjendare. Më parë, dukej se i referohej Amerikës së George W. Bush dhe përfitimit të elitës ndaj njerëzve, por sot është një deklaratë universale për çdo kohë dhe hapësirë,” thotë një tjetër.

“A mund ta imagjinoni që një klip të publikohet 20 vjet më vonë dhe të jetë sërish kaq aktual? Madonna, ti je dhe do të mbetesh përgjithmonë mbretëresha e popit,” lexohet në një koment të radhës.

“U deshën 20 vjet që kjo video të dilte zyrtarisht, e pacensuruar dhe duke treguar realitetin e ashpër të asaj që ishte SHBA-ja në atë kohë. Bravo, Madonna!”

Mbretëresha e popit do të nisë "The Celebration Tour" këtë verë, i cili do t’i dedikohet katër dekadave të saj në muzikë.