Celebrity

Tjetër grindje! Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e saj për biznes

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2023

Tjetër grindje! Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e

Traileri i "The Kardashians" konfirmon teorinë virale se Kim dhe Kourtney Kardashian janë zënë dhe raporti mes tyre nuk është më i miri i mundshëm.

Një trailer i ri për sezonin 3 të “The Kardashians” me sa duket konfirmon se Kourtney dhe Kim Kardashian patën një zënkë pas martesës Kourtney-t me Travis Barker.

Tjetër grindje! Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e

Në një moment, Kendall e pyet Kim-in: "A ke folur me Kour për [ndodhinë në] Milano?". Kourtney, në një skenë tjetër, thotë: "Motra ime përdori martesën time si një mundësi biznesi."

Tjetër grindje! Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e

Kendall më pas shton se “Kourtney u ndje sikur ia prishën atmosferën e dasmës” duke nënkuptuar se disa ngjarje kanë ndikuar negativisht dhe Kourtney nuk ka përjetuar lumturinë e vërtetë të festës.

Më pas, Kim thotë: “Jam vërtet konfuze se si i shkoi në mendje kjo narrativë.”

Tjetër grindje! Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e

Sa i përket Kourtney-t, ajo thotë: "Njerëzit mendojnë se është një keqkuptim. Nuk është kështu. Ajo kështu është në thelb.”

Tjetër grindje! Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e

Nëse e mbani mend, Dolce & Gabbana u përfol shumë gjatë dasmës së Kourtney-t në maj 2022. Madje, u spekulua se marka sponsorizoi dasmën - por dizajnerët e hodhën poshtë këtë pretendim. Sidoqoftë, vlerësohet se fundjava e dasmës solli "25.4 milionë dollarë në vlerën e ndikimit në media" për D&G.

Motrat u veshën me D&G. E gjitha kjo ndodhi në maj, ndërsa në shtator, Kim bashkëpunoi me D&G në Javën e Modës në Milano. Marrëdhënia e tyre është ende e fortë. Në fakt, Kim ishte imazhi i fushatës së tyre Pranverë/Verë 2023.

Tjetër grindje! Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e

Pra, duket se marrëdhënia e Kim me Dolce & Gabbana pas (ose edhe gjatë) dasmës së Kourtney-t është shkaku i grindjes së tyre.

Sezoni 3 i “The Kardashians” do të transmetohet më 25 maj në Hulu.