
Një video në TikTok na tregon ndryshimin shokues që mund të ketë një zonë e caktuar e trupit që ekspozohet në diell dhe një zonë tjetër, e paekspozuar.
@drjoe_md #duet with @austinskinphysicians sunscreen protects your skin from aging and damage. #sundamage #aging #sunscreen #dermatology ? Everybody's Free (To Wear Sunscreen) - Instrumental - Sun Tan
Videoja e publikuar nga “Austin Skin Physicians”, një klinikë në Teksas, tregon për 15 sekonda të gjithë ndikimin që sjellin në lëkurë rrezet ultravjollcë. Në të, shihet qartë se si pjesa e duarve, e cila ka qenë në kontakt me diellin, është më e rrudhur dhe me shenja të dukshme nga rrezet e dëmshme, ndërsa këmbët, të cilat kanë qenë gjithnjë të mbuluara me pantallona, kanë një ndryshim shumë të dukshëm nga krahët.
Ndaj, besojmë se kjo video tregon qartë rëndësinë e përdorimit të SPF-së, si një krem jetik për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme, plakja, si dhe sëmundjet e ndryshme.
SPF duhet aplikuar çdo ditë, në mënyrë që të mbroni lëkurën në të tashmen dhe në të ardhmen.
Ah, para se të ikim, edhe diçka: SPF vendoset *vërtet* çdo ditë të vitit, nuk ka rëndësi nëse është koha e vrenjtur, me shi, apo me borë. Gjithashtu, aplikohet 2-3 herë në ditë.
Artikuj të sugjeruar:
- Po fëmijët, kur duhet të fillojnë të kenë një rutinë kujdesi për lëkurën?
- Dermatologët duan që ne të heqim dorë sa më parë nga këto zakone!
- 6 mite për përdorimin e kremit të diellit që nuk duhet t’i besosh për asnjë arsye
- Ndryshimi shokues: Kështu do dukeni edhe ju nëse nuk lyeni edhe qafën me krem dielli!