
Hulu ka publikuar trailer-in e ri të “The Kardashians” dhe si rrallëherë, do të shohim pa fuuuund drama nga familja e famshme. Pikërisht në këtë trailer, bluza e Kim Kardashian u bë virale në internet dhe jo pa qëllim.

Në rast se nuk e patë, Kim po bënte biseda serioze, ndërkohë që kishte veshur bluzën e njohur si “Kendall Starting Five”, në të cilën është portreti i Kendall Jenner, si dhe 5 basketbollistëve të NBA me të cilët ajo ka pasur një raport romantic: Devin Booker, Jordan Clarkson, Ben Simmons, Kyle Kuzma, dhe Blake Griffin.
Njerëzit në Twitter u çmeeendën, sepse praktikisht, Kim u tall me të motrën, ose i tregoi internetit se askush në familje s’e vret mendjen për gjërat që bëhen virale për familjen Kard-Jenner.
Dikush ulëriti:
Screaming at the Kendall Starting Five tee popping up in their new trailer pic.twitter.com/yV8vAk9TsQ
— Nikhila (@kokudum) April 28, 2023
Një tjetër person mendon se Kim qesh shumë me jetën romantike të motrës:
Kim Kardashian is getting a good laugh at her sister’s love life. https://t.co/povhuCsWHw
— Complex (@Complex) April 28, 2023
THE SHIRT PLS ??? pic.twitter.com/jQaMDKcKHX
— Jake (@dajakecalderon) April 27, 2023
Me pak fjalë, Kim di si të flasë seriozisht dhe të tallet në të njëjtën kohë.
Artikuj të sugjeruar: