Një burrë 57-vjeçar nga Adelaide, Australi, fitoi famë ndërkombëtare pasi bëri një lëvizje breakdancing para Rita Orës.
Rita Ora publikoi një video të Ian Smith duke bërë lëvizjen “the worm” me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
“Kjo ishte hera e parë që performoja ‘Praising You’. *sheh Ian duke kërcyer* Çfarë?! Ma gjeni këtë burrë! E dua në çdo shfaqje. Të dua në jetën time,” tha Rita e habitur nga lëvizjet e tij.
@ritaora My first time ever performing Praising You and this man made my night!! I need him at every show ??? #praisingyou ? Praising You (feat. Fatboy Slim) - Rita Ora
Për ide, lëvizja “the worm” (krimbi) është kjo:
Ian Smith është konsull nderi i Australisë së Jugut në Mbretërinë e Bashkuar dhe bashkëshorti i Natasha Stott Despoja, nënkryetare e organizatës së bamirësisë, Prince's Trust Australia.
Në një intervistë për radion ABC, Ian Smith u shpreh se e ka perfeksionuar lëvizjen për shumë vite, ndonëse ka pasur dhe incidente. “Nuk duhet të keni shumë vetëbesim në këto gjëra. Ka pasur raste kur jam lënduar shumë. Por, për fat të mirë, nuk ishte ky rasti i fundit,” u shpreh ai.
Ja dhe një foto e Ritës me Ian, mjeshtrin e kërcimit: