Muzika

Bebe Rexha realizon ëndrrën dhe sjell një duet me Dolly Parton!

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2023

Bebe Rexha realizon ëndrrën dhe sjell një duet me Dolly Parton!
YouTube

Bebe Rexha s’e ka fshehur asnjëherë admirimin e saj për Dolly Parton dhe më në fund, arriti të realizojë ëndrrën dhe të bëjë një duet me këngëtaren e njohur. Së bashku, sollën “Seasons”, këngë që do të jetë pjesë e albumit të ri të Bebe Rexhës, me titullin “Bebe”.
 
Bebe Rexha foli për bashkëpunimin e ëndërruar dhe u shpreh: “Thjesht të jesh me të është një përvojë e mrekullueshme. Ajo duket aq e bukur, meqë ra fjala. Kishte veshur taka 15 centimetër të larta dhe një korse. Gjoksin e kishte ngritur lart dhe i thashë: “Dukesh naaam”.
 
Më pas, Bebe vijoi:
 
“Isha pranë saj dhe ishte një nder. Ajo më bëri për të qeshur gjatë gjithë kohës që po xhironim videoklipin dhe është një person shumë i mirë”.
 
Gjithashtu, Bebe tha se Dolly donte ta adoptonte. “Më tha: “Të dua, do të të adoptoj!” dhe unë i thashë: “Ok, e the para gjithë ekipit tim, kam dëshmitar”, shtoi këngëtarja shqiptare.
 
Nejse, që të mos e zgjasim më shumë, dëgjo këngën e Bebe Rexhës, më fal, Bebe Parton këtu.

Artikuj të sugjeruar: