Beauty

Historia pas gjerdanit 100 karatësh të Dua Lipës

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2023

Historia pas gjerdanit 100 karatësh të Dua Lipës

Të gjithë sytë u drejtuan te Dua Lipa teksa ajo mbërriti në tapetin e kuq të Met Gala. Si një nga bashkëprezantueset e mbrëmjes së modës – që nderoi dizajnerin Karl Lagerfeld – Dua u shfaq me një pamje magjepsëse.

Historia pas gjerdanit 100 karatësh të Dua Lipës

Ajo veshi një fustan balloje në ngjyrë të bardhë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer veshi për koleksionin Vjeshtë 1992. Zgjedhja e aksesorëve – veçanërisht gjerdani me diamant - ka një histori interesante.

Historia pas gjerdanit 100 karatësh të Dua Lipës

Dua është personi i parë që mban diamantin e ri Legendary të Tiffany & Co., i cili është vendosur në varësen Lucida Star të markës.

Historia pas gjerdanit 100 karatësh të Dua Lipës

Diamanti i bardhë Legendary është mbi 100 karat dhe është një formë homazhi për diamanti ikonik të verdhë Tiffany. Diamanti origjinal Tiffany i verdhë 128,54 karatësh u gjet në vitin 1977 në minierat e diamanteve Kimberley të Afrikës së Jugut dhe që atëherë është bërë një nga elementët më të famshëm të Tiffany.

Historia pas gjerdanit 100 karatësh të Dua Lipës

Vetëm katër gra kanë mbajtur diamantin origjinal Tiffany: Mary Whitehouse, Audrey Hepburn, Lady Gaga dhe Beyonce.