Maji është një muaj i ngarkuar për ty, pasi eklipsi më 5 maj dhe Mërkuri në prapavijë do të të japë shumë detyra dhe siklete të reja. Eklipsi, së pari, është mjaft i ndërlikuar dhe sjell shumë tension mes shtëpisë dhe karrierës, pasi Urani bashkohet me Diellin dhe të dy, bien në kundërshtim me Hënën e plotë. Mund të duhet të të zgjedhësh mes një mundësie shumë të mirë pune dhe një përçarje në shtëpi, sidomos me fëmijët apo prindërit.
Gjatë këtij muaji, ke sfida të mëdha për të zgjidhur, pasi shumë detyra në punë do të paraqiten. Gjithashtu, një person që të ndihmon, papritur do të largohet dhe e gjitha do të ndodhë 2 ditë plus, minus brenda eklipsit të 5 majit.
Megjithatë, duhet theksuar se puna që do të të ofrohet gjatë kësaj periudhe, është ajo e ëndrrave të tua, por sërish, nuk duhet të harrosh detyrimet e tua familjare. Brenda 20 majit, me Marsin në shtëpinë tënde të gjashtë, do të arrish që të gjesh një tjetër punë, për të siguruar më shumë para.
Nëse ke në plan të ndryshosh punën, do të kesh mundësi më të mira dhe me shumë gjasa, një punë shumë më emocionuese do të të presë. Shumë Ujorë që punojnë në fusha që lidhen me teknologjinë do të kenë një ritëm më të qetë, të paktën gjatë muajit maj.
Duke qenë se Ujori është një shenjë revolucionare, sërsish është shumë e lidhur me familjen. Nëse je përballur me një humbje, apo ke pasur një periudhë ku nuk ke kontaktuar me të afërmit, me shumë gjasa, e gjithë hatërmbetja do të marrë fund dhe ti do ta rimarrësh veten. Do të kthehesh në drejtimin e duhur dhe do të përkasësh në një vend që do të të përmbushë.
Pjesa e vështirë e këtij muaji është se do të të përballë me lajme të papritura që lidhen me shtëpinë, karrierën, apo edhe marrëdhëniet romantike. Lajmet do të jenë befasuese, por jo tronditëse. Ndoshta do të japësh dorëheqjen, ndoshta do të ngrihesh në detyrë, do të kesh një zënkë të ashpër me partnerin/en, apo do të ngjallësh pakënaqësi në familje. Mos u panikos, ama përgatitu edhe për më të keqen.
Plutoni është pak me nerva në këtë periudhë, ndaj mund të sjellë në jetën tënde një person kërkues, të vështirë dhe shumë arrogant dhe kjo do të bëjë që të ngadalësohet pak performance jote në punë. Nëse ke vendosur të shkosh në një vend të ri pune, negocio për një pagë më të lartë, në mënyrë që të motivohesh dhe të largohesh nga kompania aktuale.
Fillimi i këtij muaji mund të jetë pak i pazakontë, për shkak të eklipsit të hënës që do të ndodhë më 5 maj. Si Peshqit, ti je një shenjë me fat, ndaj do të hash kokoshka, ndërkohë që të gjitha shenjat e tjera (përpos Bricjapit) kalojnë një periudhë të ndërlikuar. Nuk do të ndikohësh drejtpërdrejt nga ky eklips, pasi Akrepi ka marrëdhënie të mirë me shenjën tënde, por që sërish do ta kesh në favorin tënd.
Eklipsi i 5 majit teston aftësinë tënde për të qëndruar praktik, realist, në zonën e rehatisë, por njëkohësisht edhe për të qenë i shkathët dhe kreativ. Nëse gjërat dalin nga parashikimet, përdor këto cilësi. Duket se do të marrësh më në fund, një vendim përfundimtar, ose do të bësh hapat e fundit në një projekt krijues.
Urani do të bashkëpunojë me Mëkrurin, i cili gjendet në prapavijë, që do të thotë të jesh vigjilent në shtëpinë tënde, apo të kesh pak më shumë kujdes për anëtarët e familjes.
Edhe Plutoni do të jetë paksa më i egër dhe në konfklikt të vazhdueshëm me Jupiterin. Të dy planetet do të lëvizin ngadalë dhe do të të sjellin mundësi për të riparë disa çështje financiare që ndoshta të kanë munduar. Hëna sundon shtëpinë tënde të pestë dhe rregullon jetën tënde romantike, kohën e lirë dhe argëtimin.
Një person i rëndësishëm për ty, do të jetë prezent në mendimet e tua gjatë këtij muaji dhe kjo ndoshta do të të bëjë më pak të përqendruar në unë. Ki kujdes, pasi në të njëjtën periudhë, mund të të vijë një projekt i rëndësishëm që lidhet me komunikimin, shkrimin, të folurin, apo redaktimin. Shpejt, ke në plan ta vizitosh personin në fjalë, ndaj mos u merakos kaq shumë, sa të lësh në hije gjërat e tjera.
Me shumë gjasa, do të të duhet të nënshkruash një kontratë. Mos harro: Mërkuri është në prapavijë dhe nuk ta sugjerojmë shumë nënshkrimin e kontratave. Nëse nuk ke një opsion tjetër, shiko me vëmendje çdo klauzolë.
Hëna e re e 19 majit do të shfaqet në fushën tënde të komunikimit dhe ti, me shumë gjasa do të punosh për një podkast, aplikacion, apo edhe shkrimin e një libri apo skenari. Sido që të jetë puna, do të kesh një burim të majmë të ardhurash. Merri seriozisht projektet e komunikimit, pasi këto projekte do të të ndihmojnë shumë në të ardhmen.
Dëshira për të udhëtuar do të të tundojë t’i hipësh avionit dhe të bësh një udhëtim për çështje biznesi apo qejfi. Me Marsin dhe Afërditën në sektorin romantik, sugjerojmë gjysmën e dytë të majit.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.