Thuhet se Taylor Swift është në një lidhje me vokalistin e grupit 1975, Matty Healy.
Burimet pohuan për The Sun se ata tashmë janë “çmendurisht të dashuruar” – pavarësisht se janë lidhur vetëm për më pak se dy muaj.
"Është ende herët, por ndihen mirë," tha burimi i brendshëm. "Ata dolën për herë të parë, shumë shkurt, pothuajse 10 vjet më parë, por thjesht nuk funksionoi."
Edhe pse ndarja e Swift dhe Joe Alwyn u njoftua muajin e kaluar, burimi i brendshëm pretendoi se në fakt u ndanë në shkurt.

Në fakt, çifti i ri thuhet se është gati të dalë publikisht në shfaqjen e ardhshme të turneut të Taylor.
Ndryshe nga marrëdhënia jashtëzakonisht private me Alwyn, burimi pohoi se çifti i ri "dëshiron ta "zotërojë" këtë romancë dhe të mos e fshehë atë.
- Pas ndarjes, Taylor Swift bën ca ndryshime në Instagram
- Me vetëm një gjest, Taylor Swift tregon se si ndihet pas ndarjes?
- Një detaj i vogël: Mos Taylor Swift ka konfirmuar ndarjen nga Joe Alwyn?
- Ndarja me Joe Alwyn: Taylor Swift qan teksa performon në turneun e saj
- Taylor Swift dhe Joe Alwyn i japin fund lidhjes, pas 6 vitesh