
Robert Smith/Getty Images
Cher dhe Alexander Edwards i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas disa muajve së bashku. Sipas burimeve, ndarja ndodhi disa javë më parë dhe ishte një vendim i përbashkët dhe miqësor.
Cher dhe Alexander u lidhën në nëntor të vitit 2022 dhe u përballën me shumë kritika për shkak të diferencës së tyre të madhe në moshë, pasi reperi është 40 vite më i ri. Më parë, Alexander ka qenë i lidhur me Amber Rose.
Cher e konfirmoi romancën me Alexander në Twitter dhe u shpreh mjaft e dashuruar.
Gjithsesi, edhe tani që është ndarë, Cher vijon të besojë në dashuri dhe nuk i ka humbur shpresat se do të gjejë partnerin e jetës.
Artikuj të sugjeruar: