Numri i fundit i revistës satirike franceze Charlie Hebdo ka dalë në shitje dhe përmban një karikaturë për kurorëzimin e mbretit Charles III që padyshim është tronditëse dhe goxha e guximshme.
Mbreti i ardhshëm do të kurorëzohet këtë fundjavë dhe në kopertinë shfaqet ai dhe titulli: “Një kurorëzim i suksesshëm".
Deri këtu, gjithçka është ok. Megjithatë, imazhi i kopertinës shfaq Charles me një pamje të frikshme, që mban në kokë si kurorë kafkën e së ndjerës Lady Diana, të mbushur me krimba. William dhe Harry thonë: “Edhe mami erdhi!”
Për disa, kopertina mund të jetë e papërshtatshme, por Charlie Hebdo shquhet për guximin. Për disa të tjerë, kopertina mund të pasqyrojë ndjenjat e jo pak britanikëve që thonë se Camilla nuk e meriton titullin e mbretëreshës.