
Kim Kardashian u paraqit në Met Gala, e kuruar si përherë, ndërkohë që në makinë (dhe më pas jashtë), e priste e bija, North. Ky veprim nuk u shpëtoi aspak njerëzve në internet, sidomos pas videos virale, në të cilën North mban distancë ndërkohë që fotografët fotografojnë Kim.
Menjëherë nisën komente të tipit: “North duket kaq e trishtuar dhe e humbur”; “Më thyhet zemra teksa shoh North që rritet nga familja Kardashian”.
Një tjetër komentues tha: “E gjitha për Kim-in bëhet. North vjen gjithnjë e dyta dhe kjo është kaq e trishtë”.
Të tjerë komentues vunë në dukje se North rrethohet nga truprojat dhe është mëse e sigurt. “Ata në video janë truproja! Më besoni, nuk është vetëm”, shkroi dikush.
Një tjetër person komentoi dhe tha: “North është mjaftueshëm e rritur sa të rrijë vetëm dhe duket shumë rehat, sepse 5 truproja e rrethojnë”.
Në fakt, në Met Gala ekziston rregulli se nuk mund të ketë pjesëmarrës nën moshën 18 vjeç dhe sigurisht, North s’mund të ishte në event.