Sot është finalja e madhe e “BBVA”, spektaklit që për 4 muaj rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve përmes dramave, situatave dhe karaktereve të konkurrentëve. Por, ndërkohë që presim surprizat e kësaj mbrëmjeje, Sara Hoxha, përmes një postimi në Instagram, falenderoi stafin e Top Channel, si dhe njoftoi se shumë shpejt, do të vijë “BBVA 3”.
“Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania” dhe kurorëzimit të fituesit. Ky sezon ka qenë po aq sfidues, sa edhe i jashtëzakonshëm! Ekipi i Top Channel dhe unë personalisht do t’u jemi gjithmonë mirënjohës 36 njerëzve që u hodhën në këtë anije me ne dhe nuk u larguan kurrë, pavarësisht se sa i vështirë u bë deti. Megjithatë, u jam veçanërisht mirënjohëse qindra njerëzve që punuan pa fund për t’u sjellë shqiptarëve një dritare hutimi nga realiteti i përditshëm për mbi 4 muaj. Shijoni finalen dhe “Big Brother 3” ju lë takim së shpejti”, shkroi Sara.
View this post on Instagram
Nuk e dimë se si do të jetë “Big Brother” i ardhshëm, por derisa të marrim vesh të rejat, siç tha edhe Sara, le të shijojmë njëherë finalen. :)
Artikuj të sugjeruar: