Bota

Po ndodh tani! Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2023

Po ndodh tani! Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III
Getty Images

Sot është dita e madhe e kurorëzimit të mbretit Charles III në "Westminster Abbey", në një event madhështor, në të cilin mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Londrës. Deri më tani, ka pasur disa tubime kundër kurorëzimit dhe disa protestues kanë brohoritur shprehjen “Not My King”.

Po ndodh tani! Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III
Getty Images

Në ceremoni ka personalitete të ftuara nga e gjithë bota, mes tyre edhe presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj dhe znj. Vjosa Osmani. 

Vizitues dhe turistë nga e gjithë bota po marrin pjesë në këtë ngjarje unike.

Vihet re se princi Harry nuk është në radhët e para të ceremonisë, por në rreshtin e tretë, si njëfarë ndëshkimi për marrëdhënien e tensionuar mes tij dhe familjes mbretërore.

Po ndodh tani! Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III
Reuters

Camilla është veshur me të bardha Charles me një petk po në ngjyrë të bardhë dhe presin që së shpejti të kurorëzohen. Camilla do të kurorëzohet në një ceremoni më të thjeshtë, pasi vëmendja do të përqendrohet te Charles.
 
Kurorëzimi i mbretit ka një pjesëmarrje më të vogël, rreth 2 mijë të ftuar, krahasuar me ngjarjet e tjera mbretërore, veçanërisht me kurorëzimin e mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II, në të cilën morën pjesë 8 mijë të ftuar. Kjo, për shkak të gjendjes ekonomike në të cilën ndodhet vendi. 

Ceremonia do të jetë me elemente fetare dhe do të zgjasë rreth 2 orë. 

Ora 12:10 - Mbreti Charles bën betimet për të mbrojtur ligjet e shtetit dhe kishën. 

Ora 12:13 - Mbreti Charles kryen lutjen dhe betimin në kishë.

Ora 12:18 - Charles firmos dekretin e shenjtë.

Ora 12:47 - Mbreti lyhet me vajin e shenjtë, por duke qenë se është një ritual intim, nuk do të transmetohet në kamera.

Ora 13:00 - Mbreti Charles vendos mantelin dhe ulet në fron për të vendosur kurorën e mbretit të ndjerë Edward. Mbreti merr në duar skeptrin dhe bën betimet, për të mbajtur kurorën.

Ora 13:03 - Mbreti Charles kurorëzohet nën brohorimën "God Save the King" dhe himnin shoqërues.

Ora 13:20 - Kurorëzohet mbretëresha Camilla.

Artikulli do të përditësohet për çdo ndodhi në vijim.