Real Estate

Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të ndërtohet së shpejti

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2023

Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të

Teksa Elon Musk tenton të kolonizojë Marsin, ekipe të tjera po përpiqen të sjellin turizmin hapësinor në Tokë. Moon World Resorts kanë në plan të ndërtojmë një seri hotelesh gjigante të ngjashme me Hënën.

Hoteli i parë do të ndërtohet në Dubai. Çdo sferë do të jetë një rikrijim 360 gradë i Hënës dhe tekstura e hotelit do të ofrojë një pamje shuuumë të ngjashme me satelitin e Tokës.

Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të

Sipërmarrësi nga Kanadaja, Michael R. Henderson, bashkëthemelues i Moon World Resorts, tha për CNN Travel se thelbi i projektit është se Hëna është një "markë e njohur".

Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të

"Shtatë miliardë e gjysmë njerëz e njohin atë, të gjithë e duan," tha ai. Çdo Moon World Resort do të jetë "një vendpushim shumë luksoz dhe bashkëkohor, plotësisht i integruar, me shumë komponentë brenda.”

Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të

Renderat e artistëve shfaqin ambientet e brendshme në stilin e anijeve kozmike.

Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të

Parashikohet që do të jetë edhe një hapësirë ku njerëzit do të përjetojnë ndjesinë sikur po ecin në Hënë. Përvoja do të jetë me një çmim relativisht të përballueshëm, 500 dollarë.