
Ka disa javë që interneti vret mendjen nëse Taylor Swift dhe Matty Healy janë të lidhur dhe shih ç’bëjnë ata: Në vend t’i japin fund agonisë, u hedhin benzinë zërave. Një video ka qarkulluar në TikTok, ku Taylor dhe Matty thonë (pa zë) të njëjtat fjalë, në të njëjtën mënyrë.
@vanityjameschanel This ones about you! #nashvilletstheerastour #theerastour #erastour #taylorswift #nashville #fyp #foryoupage #taylornation ? original sound - Vanityjames
Të dy artistët shohin nga kamera dhe thonë: “Kjo është për ty. E di ti kush je. Të dua”. Një tiktoker thotë se Taylor i tha këto fjalë në turin e saj në Nashville (në të cilin Matty ishte në publik), ndërsa Matty i ka shprehur më 3 maj, në koncertin e tij në Filipine.
@venusdaydreams this is either a hilarious comittment to the bit, super romantic, or my worst nightmare! #the1975tiktok #taylorswift #mattyhealy1975 #swifttok #mattyhealyedit #taylorandmatty ? original sound - daniela ?????
Videoja, sigurisht i bëri edhe më konfuzë fansat e Taylor, të cilët tani janë më të paqartë se kurrë: Janë apo jo bashkë Taylor dhe Matty!
Ndërkohë, sipas burimeve për The Sun ata tashmë janë “çmendurisht të dashuruar” – pavarësisht se janë lidhur vetëm për më pak se dy muaj.
"Është ende herët, por ndihen mirë," tha burimi i brendshëm. "Ata dolën për herë të parë, shumë shkurt, pothuajse 10 vjet më parë, por thjesht nuk funksionoi."
Në fakt, çifti i ri thuhet se është gati të dalë publikisht në shfaqjen e ardhshme të turneut të Taylor. Ndryshe nga marrëdhënia jashtëzakonisht private me Alwyn, burimi pohoi se çifti i ri "dëshiron ta "zotërojë" këtë romancë dhe të mos e fshehë atë.
Artikuj të sugjeruar: