
Sipas TikTok, të duhen vetëm 7 miq që të jesh i plotësuar në aspektin e shoqërisë. Sipas teorisë “7 Friend Theory”, ky grup shoqëror me vetëm 7 miq përmbledh diversitetin e njerëzve që të duhen në jetë.
Një mik/e që e njeh që kur ke qenë fëmijë
Një mik/e me të cilin/ën qesh në çdo situatë
Një mik/e që mund të kesh shekuj pa folur, por sërish nuk ndryshon asgjë në marrëdhënien tuaj
Një mik/e të cilit/ës mund t’i thuash gjiiiithçka dhe nuk të gjykon
Një mik/e që e ke si vëlla/motër
Një mik/e pa të cilin/en nuk e imagjinon dot jetën
Një mik/e që i di të gjitha problemet e tua me lidhjet sentimentale, edhe pse me dëshirë, s’do faaare t’i dijë
@slothyrach luv this??? #CapCut ? original sound - Rachel
Nuk dihet se kush e nisi teorinë dhe trendin, por deri më tani, ka marrë rreth 10.4 milionë klikime dhe shumë njerëz e kanë konfirmuar teorinë. Dikush tha se ka pasur në dasmë 7 shoqëruese për nusen për këtë arsye, ndërsa një tjetër person e ka quajtur një bekim shumë të madh prezencën e 7 miqve në jetën e saj.
Artikuj të sugjeruar: