Celebrity

Zara Tindall e zë gjumi në kurorëzimin e mbretit dhe interneti e mirëkupton

Shkruar nga Anabel

9 Maj 2023

Zara Tindall e zë gjumi në kurorëzimin e mbretit dhe interneti e
TikTok

Kurorëzimi i mbretit Charles solli 1001 mimikat e mërzitura të princit Louis, si dhe përgjumjen e Zara Tindall gjatë eventit të rëndësishëm të zhvilluar më 6 maj.
 
Një llogari në TikTok postoi videon e vajzës së princeshë Anne-s, e cila kishte mbyllur sytë dhe po dremiste në vendin e saj. Me thënë të drejtën, njerëzit mendojnë se domosdo që do ta zinte gjumi, pasi ka pasur edhe një mbrëmje të rëndësishme private me bashkëshortin e saj, Mike Tindall, në mëngjes u çua herët për kurorëzimin dhe ja, ndodhi.

“Pasojat e të festuarit deri në 2!!!”, shkroi dikush.
 
“Kur ti del të festosh, por ke edhe një rast familjar. Të gjithëve na ka ndodhur”, shtoi dikush tjetër.
 
“Oh, Zot, njësoj si unë”, tha dikush tjetër.
 
Mund të themi se gjenerata Z është mjaft e kuptueshme me çdo situatë, edhe me gjestet që lënë mbretërorët.

Artikuj të sugjeruar: