
Priyanka Chopra është një bashkëshorte që s’e vret fare për ish-partneret e Nick Jonas. E ftuar në podkastin “Call Her Daddy”, aktorja tha se nuk e vret mendjen fare për ish-et e Jonas. “S’e lexoj librin mbrapsht, por shkoj përpara me kapitujt”, tha ajo.
Në fakt, këtë mendësi duhet të kemi të gjithë, kur bëhet fjalë për lidhjet, sepse fundja, ka një arsye pse partneri/ja të ka zgjedhur ty, si dhe sepse e shkuara, mbetet e shkuar. Gjithashtu, ti e di se çfarë i ofron atij/asaj, nuk ke strese dhe drama xhelozie në lidhjen tënde. Krahasimi me dikë tjetër sjell edhe mungesë vetëvlerësimi dhe vetëbesimi dhe duke mos e vrarë mendjen për ish-et e tij/saj, ke një problem më pak.
Më parë, Nick ka qenë i lidhur me Selena Gomez, Olivia Culpo dhe Lily Collins, ndërsa me Priyanka-n nisi të takohej në vitin 2018. Sot, janë të martuar dhe kanë një vajzë të vogël, të quajtur Malti.
Artikuj të sugjeruar:
- Profili i Nick Jonas duket si një 'fan page' i Priyanka-s dhe kështu duam të sillet çdo i dashur:)
- Priyanka Chopra u thotë të gjitha grave që të ngrijnë vezët, por pse?
- Më në fund, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas tregojnë portretin e vajzës së tyre
- Nick Jonas tregon se vuan nga diabeti i tipit 1 dhe shenjat që e ndihmuan në diagnostikim