Nëse keni gjendje 10,000 dollarë dhe dëshironi të blini një palë lente kontakti të padobishme me lëngun e syve të dikujt tjetër, atëherë mundeni. Dhe jo, nuk po bëjmë shaka.
Një fanse e Taylor Swift, me shpirt sipërmarrjeje, nxori në një platformë të tregtisë dixhitale lentet që mbante gjatë një koncerti të fundit të Taylor Swift.
Ai/ajo tha se lentet janë “të përdorura”, por “në gjendje të shkëlqyer”.
Menjëherë, reagimet e njerëzve qenë të larmishme. Disa e konsideruan idenë si “të neveritshme”, “të turpshme” dhe të “çuditshme”. Disa bënë shaka duke thënë se “përkrahin gratë me shpirt sipërmarrjeje”. Të tjerë, për çudi, thanë se do t’i blinin nëse do të kishin mjaftueshëm para.
Fansi/ja sqaroi më vonë se thjesht po bënte shaka dhe nuk e kishte në plan që t’i shiste. Por, duke marrë në konsideratë faktin se shumë njerëz ishin të gatshëm t’i blinin, shtoi se mund t’i nxjerrë vërtet për shitje për të parë sa mund të shkojnë ofertat.