
Se mos mendoni se mbaruan dramat në pallatin mbretëror se u kurorëzua mbreti Charles, e keni shumë gabim. Në fakt, vijojnë dhe shtohen, sepse mbretërorët nuk e kanë në plan dhe madje as nuk mendojnë se princi Harry meriton që t’i kërkojnë ndjesë.
Sipas Gareth Russell, princi Harry është shumë i bindur se e meriton një kërkesë faljeje, ama, nga ana tjetër, familja mbretërore nuk mendon se do të realizohet kjo kërkesë. Domethënë, pas serialit “Harry & Meghan”, librit “Spare” dhe komenteve të Harry-t, është paksa i kuptueshëm qëndrimi i mbretërorëve.
Pas kurorëzimit të mbretit Charles, princi Harry dhe familja s’kanë pasur mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Ai ishte i ulur në radhën e tretë në ceremoni dhe kjo u cilësua si një mënyrë për ta ndëshkuar princin. Gjithsesi, edhe nëse do të ketë një pajtim, me shumë gjasa nuk do të vijë nga kërkesa e faljes që pretendon Harry.
Artikuj të sugjeruar: