Celebrity

Robert De Niro zbulon gjininë, emrin dhe portretin e bebushit

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2023

Robert De Niro zbulon gjininë, emrin dhe portretin e bebushit
Getty Images

Robert De Niro u bë baba për të shtatën herë në moshën 79-vjeçare dhe tregoi për “CBS Mornings”, përmes një telefonate, se gjinia e bebit të porsalindur është vajzë dhe se quhet Gia Virginia, në nder të nënës së aktorit.

De Niro theksoi se bebi ishte i planifikuar dhe se ai dhe partnerja, Tiffany Chan, janë mëse të lumtur. “Ajo (Gia) erdhi në jetë falë dashurisë”, u shpreh De Niro.

Gjithashtu, aktori tregoi edhe portretin e së bijës:

Lajmi se aktori ikonik u bë baba në moshën 79-vjeçare shokoi njerëzit, pasi ai dhe partnerja e kanë mbajtur lidhjen dhe shtatzëninë private dhe vetëm muajin e kaluar u kuptua se ajo ishte në pritje të ëmbël.
 
De Niro është gjithashtu babai i: Drena (51 vjeç), Raphael (46 vjeç), binjakëve Aaron dhe Julian (27 vjeç), Elliot (25 vjeç) dhe Helen (11 vjeç).

Artikuj të sugjeruar: