
Elon Musk është shprehur më parë se kur të gjejë një tjetër person që mund ta zëvendësojë në rolin e tij si shefi ekzekutiv i Twitter, do të largohet. Mesa duket, dita ka ardhur dhe në vend të Musk, do të jetë një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet.
“I lumtur t’ju njoftoj se kam gjetur CEO-n e ri të Twitter”, tha Musk, në një postim në Twitter dhe zbuloi se personi në fjalë do të nisë punë pas 6 javësh. Gjithashtu, Musk bëri të ditur se do të jetë në rolin e mbikëqyrësit të produktit, softuerit dhe sistemeve kompjuterike.
Excited to announce that I’ve hired a new CEO for X/Twitter. She will be starting in ~6 weeks!
— Elon Musk (@elonmusk) May 11, 2023
My role will transition to being exec chair & CTO, overseeing product, software & sysops.
Siç e thamë edhe më sipër, Musk është shprehur se do të largohej nga pozicioni i CEO-s kur të gjente dike tjetër dhe asokohe tha: “Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë vendin e punës! Pas kësaj, unë thjesht do të drejtoj ekipet e softuerit dhe serverëve” dhe po e mban fjalën.
Musk e ka blerë Twitter në nëntorin e vitit të kaluar për 44 miliardë dollarë dhe që prej asaj kohë, Twitter ka pësuar ndryshime të mëdha.
Artikuj të sugjeruar: