Celebrity

Porterti familjar: E tashmja dhe e ardhmja e familjes mbretërore në një foto!

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2023

Porterti familjar: E tashmja dhe e ardhmja e familjes mbretërore në
Getty Images

Pallati Buckingham ka publikuar fotot e fundit të mbretit Charles, pranë princit William dhe nipit të tij, princit George, të cilët do të marrin fronin në të ardhmen.

Porterti familjar: E tashmja dhe e ardhmja e familjes mbretërore në
Getty Images


Në foto, shihet Charles, i ulur në fronin e tij, i veshur me pelerinën, kurorën, skeptrin dhe globin mbretëror dhe pranë tij, qëndrojnë me krenari 40-vjeçari William dhe 9-vjeçari George.
 
Fotoja u krye nga Hugo Burnand, disa orë pas ceremonisë së kurorëzimit.
 
Charles, William dhe George kanë pozuar të tre edhe më parë, por gjithnjë të shoqëruar nga mbretëresha e ndjerë, Elizabeth II.
 
Fansat e pëlqyen foton, duke komentuar se Elizabeth do të ishte shumë krenare për këtë moment.

Artikuj të sugjeruar: