Kinema & TV

Filmi i frikshëm bëhet viral në Tiktok dhe njerëzit po kërkojnë që të bllokohet

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2023

Filmi i frikshëm bëhet viral në Tiktok dhe njerëzit po

“Megan is Missing”, një film horror psikologjik, u bë viral në TikTok dhe njerëzit nisën të kërkonin që të bllokohej. Filmi përmban skena aq të tmerrshme sa muaj më parë Zelenda e Re ndaloi transmetimin e tij.

Ndonëse “Megan is Missing” u publikua për herë të parë në vitin 2011, tronditi sërish fansat kohët e fundit pasi u bë viral në TikTok. Shikuesit mbetën aq të tronditur dhe të frikësuar sa regjisori i filmit, Michael Goi, i këshilloi njerëzit që të mos e shihnin filmin natën.

Subjekti i ngjarjeve bazohet te historia e dy shoqeve të ngushta, Megan Stewart (Rachel Quinn) dhe Amy Herman (Amber Perkins) që bëjnë një jetë normale adoleshentesh. Papritur, Megan zhduket pasi foli me dikë në internet.

Njerëzit janë shokuar nga skenat tronditëse me përmbajtje shqetësuese dhe dhunë seksuale. Regjisori paralajmëroi këdo që donte të shihte filmin:

“Mos e shih filmin natën. Mos e shih vetëm. Nëse sheh fjalët ‘Foto numër një’ të shfaqen në ekran, ke rreth 4 sekonda kohë që të mbyllësh filmin, para se të shohësh gjëra që ndoshta nuk do t’i shohësh.”

Disa njerëz kanë bërë thirrje në TikTok duke thënë: “Nëse i keni frikë filma të tillë ose jeni nën 18 vjeç, ju lutem shiheni filmin gjatë ditës dhe mos e shihni vetëm.” “Sapo e pashë. Dua të qaj,” shkroi një tjetër.