Muzika

Fitorja e Suedisë e manipuluar? Në internet po përhapet një teori konspirative

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2023

Fitorja e Suedisë e manipuluar? Në internet po përhapet një

Loreen, këngëtarja nga Suedia, fitoi Eurovision për të dytën herë. Por në mesin e njerëzve që nuk janë dakord me vendin e parë, ka edhe nga ata që mendojnë se rezultati ishte “i manipuluar”.

Kënga “Tattoo” u rendit në vendin e parë duke grumbulluar 583 pikë, ndërsa Finlanda me “Cha Cha Cha” në vendin e dytë mori 526 pikë dhe ishte kënga më e votuar nga publiku.

Juritë kombëtare që i dhanë fitoren Suedisë kanë ngjallur kritika dhe shumë njerëz po bëjnë thirrje duke kërkuar që rezultati të shfuqizohet pasi mund të jetë i manipuluar.

Në internet, njerëzit kanë përmendur fitoren ikonike të grupit ABBA me këngën e famshme “Waterloo” në vitin 1974, që i shndërroi artistët e ABBA-s në yje ndërkombëtarë brenda natës. Nga shumë njerëz, "Waterloo" konsiderohet si kënga më e jashtëzakonshme në historinë e Eurovision.

Duke marrë parasysh fitoren e Loreen këtë vit, njerëzit mendojnë se festivali i ardhshëm rrjedhimisht do të zhvillohet në Suedi dhe përkon pikërisht me 50-vjetorin e fitores së ABBA, të cilët me siguri do të performojnë vitin tjetër.

Me fjalë të tjera, fitorja e Loreen, sipas disa njerëzve, nuk ishte rastësi.