
Elle Fanning, tanimë mund të jetë një aktore e famshme, e cila ka luajtur edhe krah Angelina Jolie, apo ka qenë pjesë e Hollywood-it qysh në fëmijëri, por sërish, nuk i ka shpëtuar dot fuqisë dhe ndikimit të rrjeteve sociale.
Ajo u shpreh se në të shkuarën, ka marrë pjesë në audicione për të marrë një rol të rëndësishëm për karrierën e saj dhe dëgjoi se nuk u pranua, për shkak se nuk kishte shumë ndjekës në Instagram asokohe (Tani, Elle ndiqet nga 6.2 milionë njerëz).
Nëse jeni kuriozë për cilin rol bëhet fjalë, lidhet me sagën e superheronjve të “Marvel”.
Gjithsesi, tha se ende vijon të jetë e hapur për rolin. “Nuk do t’i thoja kurrë “jo” këtyre roleve, por do të doja që të kisha bëja një takim dhe të flisja për këtë”, tha ajo, referuar personave përgjegjës që mund t’i ofrojnë rolin.
Fansat vunë re se Sophie Turner dha një intervistë në vitin 2017 dhe rrëfeu se mori një rol nga një tjetër aktoreje shumë të talentuar, për shkak se kishte më shumë ndjekës në Instagram. Është e paqartë nëse lidhet rrëfimi i saj me Fanning, por gjithsesi, duhet pranuar se edhe në Hollywood, rrjetet sociale kanë një ndikim të jashtëzakonshëm.
Turner tha në vitin 2017: “Bëra audicionin për një projekt, për të cilin duhet të zgjidhnin mes meje dhe një vajze që është aktore shumë më e mirë se unë, por unë kisha më shumë ndjekës, ndaj e mora unë rolin. S’është e drejtë, por kjo është industria e filmit tani”.