
Lidhjet janë të ndërlikuara dhe duke qenë të tilla, luajnë me mendjen dhe nervat tona. Në një moment ku ke dilema nëse duhet të mendosh ndarjen, apo t'i japësh lidhjes një shans të dytë, ne të themi se këto 4 shenja tregojnë se duhet t'i japësh një tjetër mundësi marrëdhënies tënde:
Të dy partnerët përkushtohen dhe duan ta ndryshojnë situatën
Ndryshimi nuk ndodh sa hap e mbyll sytë, por nëse të dy palët po përkushtohen, nuk ka humbur totalisht mundësia për ta ripërtërirë lidhjen.
Nuk ke bërë ende një bisedë të hapur dhe të sinqertë me partnerin/en
Ndoshta, nëse diskutoni, mund ta kuptoni problemin dhe të merrni vesh njëherë e mirë se çfarë doni dhe synoni të arrini. Ndërmerre hapin për të bisedën serioze, tregohu i/e sinqertë dhe komuniko hapur.
Prit për ndryshimin
Siç e thamë edhe më sipër: Ndryshimet marrin kohën e duhur. Ndërkohë, ty të mbetet të presësh dhe të shohësh nëse partneri po bën përpjekje për të ripërtërirë lidhjen.
Partneri/ja respekton lidhjen, familjen dhe njerëzit që të rrethojnë
Bonus, është edhe fakti që është për ty prezent/e, sa herë ke nevojë. Nëse partneri/ja respekton familjarët, ty dhe lidhjen që keni ndërtuar dhe miqtë e tu, është e qartë se ai/ajo i respekton kufijtë dhe do më të mirën për ty. Edhe pse mund të mendosh se kjo s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me ty, na beso, ka shumë të bëjë, pasi personi tjetër është shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë që kanë njerëzit e tjerë në jetën tënde.
Artikuj të sugjeruar: