Celebrity

Kim vs Kourtney: Vajzat u pajtuan, dëgjuan se ç’kishin thënë për njëra-tjetrën dhe u zunë prapë

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2023

Kim vs Kourtney: Vajzat u pajtuan, dëgjuan se ç’kishin

Sezoni i ri i “The Kardashians” në Hulu do të jetë mjaaaft interesant dhe i mbushur me drama, falë sherrit të famshëm mes Kim dhe Kourtney, të cilat u përfshinë në një konflikt, pasi Kourt akuzoi të motrën se përdori dasmën e saj si një mundësi biznesi, për të bërë fushatën e saj me Dolce & Gabbana.

Gjithseeesi, pasi gjërat u ftohën paksa, vajzat panë videot e paedituara, morën vesh ç’kishin thënë pas shpine për njëra-tjetrën dhe ja ku rilindi tensioni.

Kim tha se u sheshuan gjërat mes tyre dhe se edhe më parë kanë bërë debate të forta, por sërish mbetet një familje. “Ne e filmojmë, mendojmë se jemi okay, pajtohemi, pastaj kur editohen videot, shohim gjërat që kemi thënë pas shpine për njëra-tjetrën dhe ka sërish tension”.

Ajo shtoi se situata është paksa e rrezikshme dhe bëhet emocionale, por në fund të ditës, vdesin ta ndajnë jetën e tyre me njerëzit.

Nejse, Kris di si të na zgjojë kuriozitetin dhe mesa duket, do ta bëjmë një abonim në Hulu. :(