Një histori e denjë për një dokumentar misterioz është ajo që përjetuan disa gra në Victoria, Australi.
Në fillim të kësaj jave, policia njoftoi se ka nisur një hetim pasi më shumë se 65 gra morën prezervativë të përdorur në zarfe të dërguar përmes postës.
Të gjitha gratë kanë qenë dikur në të njëjtën klasë në vitin 1999 në Kilbreda College Mentone. Shumë prej tyre morën më shumë se një letër, disa të dërguara në shtëpitë e prindërve nga ku ishin shpërngulur prej kohësh. Numri i përgjithshëm i letrave, ku shkruheshin edhe fjalë fyese, tejkalon shifrën 100.
Një ditë pasi policia njoftoi nisjen e hetimeve, u gjet një kuti kartoni me 88 pako të pahapura me prezervativë. Policia beson se pakoja mund të lidhet me rastin në fjalë dhe po gjurmon zonën përreth për të kuptuar se kush mund të jetë autori/ja.
Duhet thënë se gratë, kur ishin në shkollë në 1999-ën, shkruan emrat dhe adresat e tyre në një libër. Ka të ngjarë që libri të ketë rënë në dorën e një ose disa personave.
Historia duket vërtet misterioze. Netflix, merre në konsideratë!