Celebrity

Po Emily?! Thuhet se Harry Styles është shuuumëë i afërt me një tjetër modele

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2023

Po Emily?! Thuhet se Harry Styles është shuuumëë i

Goca, na falni, por ka zëra se Harry Styles mund të jetë praaapë i lidhur, këtë herë me modelen Candice Swanepoel, e njohur si një prej engjëjt e Victoria’s Secret.
 
Sipas një burimi për The Sun: “Harry është një prej superyjeve më të njohur të muzikës dhe s’është çudi që modelet duan të dalin me të. Ai ka histori me modelet e Victoria’s Secret dhe ka qenë i lidhur me 6 prej tyre”, duke shtuar edhe se Candice është ndër modelet më të njohura të markës së famshme.
 
Më parë, Harry ka qenë i lidhur me: Sara Sampaio, Georgia Fowler, Kendall Jenner, Nadine Leopold, Cara Delevingne dhe rishtazi, u filmua duke u puthur me Emily Ratajkowski në Tokyo.
 
Burimet thanë se edhe pse Styles po e shijonte kohën e shpenzuar me Ratajkowski, sërish i dhanë fund romancës, sepse Emily po argëtohet me periudhën e saj si një vajzë single pas divorcit me ish-bashkëshortin, Sebastian Bear-McClard.
 
“Emily s’po kërkon diçka serioze tani. Ajo thjesht po përpiqet ta shijojë në maksimum jetën si vajzë single dhe të argëtohet”, tha burimi.
 
Para puthjes me Emily-n, Harry ka qenë në një lidhje 2-vjeçare me Olivia Wilde, regjisore dhe aktore. Ata u ndanë në nëntor të vitit të kaluar, për shkak të angazhimeve dhe axhendës së ngjeshur.

Artikuj të sugjeruar: