Një grua e veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas u hoq nga tapeti i kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, pasi ajo derdhi gjak të rremë në trupin e saj, si një protestë kundër luftës.
Incidenti ndodhi para premierës së filmit “Acid” të regjisorit francez Just Philippot të dielën në mbrëmje, në festivalin në jug të Francës. Përsa i përket filmit, nuk ishte e qartë pse gjesti i saj ndodhi në atë film.
Protestuesja, e veshur me një fustan të verdhë me blu, nxori dy kuti me bojë të kuqe dhe i hodhi sipër kokës teksa buzëqeshte para kamerave.
Thierry Frémaux, drejtori i Festivalit të Filmit në Kanë, tha përpara fillimit të festivalit javën e kaluar se mbështeste Ukrainën.