Social Buzz

Inteligjenca artificiale krijon burrin dhe gruan me pamjen ‘perfekte’ dhe njerëzit janë të indinjuar

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2023

Inteligjenca artificiale krijon burrin dhe gruan me pamjen

Inteligjenca artificiale ka krijuar imazhe se si duken burri dhe gruaja “perfekte” dhe njerëzit nuk janë shumë të lumtur për këtë dhe me të drejtë – nuk ka një pamje të përsosur apo një standard ideal.

Projekti për të krijuar njerëzit “perfektë” u realizua nga The Bulimia Project - një organizatë për ndërgjegjësimin mbi çrregullimet e të ngrënit - e cila paralajmëroi paraprakisht se rezultatet e eksperimentit të tyre të vogël ishin "kryesisht jorealiste".

Inteligjenca artificiale krijon burrin dhe gruan me pamjen

Njerëzit janë të indinjuar me faktin se sa shumë promovohen disa tipare – si ngjyra e bardhë e lëkurës, trupi i dobët dhe me muskuj, buzët e trasha, sytë me ngjyrë etj. Kjo qasje ndikon negativisht te vetëbesimi dhe imazhi që njerëzit krijojnë për trupin e tyre.

Inteligjenca artificiale krijon burrin dhe gruan me pamjen

Përpos kësaj, në rezultate mungon diversiteti në raca, forma trupore, modele flokësh dhe karakteristika të tjera fizike.

Inteligjenca artificiale krijon burrin dhe gruan me pamjen

“Duke marrë parasysh që rrjetet sociale përdorin algoritme, është e lehtë të merret me mend se pse interpretimet e inteligjencës artificiale rezultuan në imazhe të seksualizuara,” tha The Bulimia Project.

Inteligjenca artificiale krijon burrin dhe gruan me pamjen

“Mund të supozojmë se inteligjenca artificiale krijoi këto versione sepse platformat e rrjeteve sociale promovojnë disa tipare të caktuara trupore.”